fbpx

Periudha zgjedhore/ Palët politike gjejnë gjuhën e përbashkët, ja ç’thuhet në propozimin e PD

Mesa duket ulja e opozitës në tryezë në mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore solli gjetjen e gjuhës së përbashkët me mazhorancën sa i përket periudhës zgjedhore. Në mbledhje është pranuar propozimi i opozitës për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 muaj.

Opozita propozoi që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.