Përjashtimi i Listës Serbe në zgjedhje, reagon Vuçiç

vucic-696x391.jpg

Lista Serbe nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Pikërisht për këtë ngjarje ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka thënë se është shokuar nga përjashtimi i Listës Serbe dhe këtë gjë do ta konsultojë me Angela Merkel dhe Vladimir Putin.

“Këto janë gjëra të pabesueshme, jam i shokuar me mënyrën se deri ku kanë shkuar këto lojëra. Këto janë gjëra që nuk duhet të bëhen”, tha Vuçiç në një konferencë më gazetarë.

Më tej, Vuçiç ka thënë se ky vendim duket si heqje demokracie ndaj Listës Serbe./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303