fbpx

Përkeqësohet gjendja e ukrainases, niset urgjent nga Saranda te Infektivi…

Pak më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një rast me COVID-19 në Sarandë. Bëhet fjalë për një 32-vjeçare nga Ukraina e cila kishte shkuar në Sarandë me pushime me bashkëjetuesin e saj. por mësohet se ajo nisur drejt Tiranës për tu trajtuar në spitalin Infektiv. Burime konfirmojnë se janë izoluar në banesa tre mjekët e spitalit të Sarandës që kishin kontakt me të.

Shtetasja nga Ukraina kishte ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar. Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.