fbpx

Përkeqësohet gjendja/ I prekur nga COVID-19, mjeku te “Shefqet Ndroqit” shtrohet në reaminacion

Një lajm i keq është njoftuar para pak minutave. Mjeku Alban Hatibi, i cili prej ditësh është i konfirmuar si i prekur me COVID-19, është shtruar sot në reaminacion.

Hatibi ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer disa ditë më parë dhe gjendja e tij ka qenë e qëndrueshme, por mësohet se sot gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.