fbpx

Përkeqësohet moti, ç’pritet të ndodhë? Ja ç’paralajmërojnë meteorologët

Moti pritet që të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.

Sipas metorologëve reshjet e dendura të shiut do vijojnë deri të hënën.