fbpx

Përkeqësohet situata/ Anija “Ocean Viking” shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ç’po ndodh?

shpall.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur.  Mësohet se anija humanitare “Ocean Viking” pas 4 vitesh e gjysëm operacione shpëtimi në det, ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, pasi situata në bord është përkeqësuar, lidhur me tensionet e përshkallëzuara nga përleshjet, përpjekjet për vetëvrasje dhe kërcënimet fizike kundrejt ekuipazhit.

 “Situata në bord është përkeqësuar deri në atë pikë, saqë nuk mund të garantohet më siguria e 180 të mbijetuarve dhe ekuipazhit”, shpjegoi shoqata humanitare “SOS Mediterranean”, që drejton anijen-spital.

“Duke patur parasysh tensionin e skajshëm që mbretëron atje, “Ocean Viking” shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, hera e parë për një anije të “SOS Mediterranean”, në katër vjet e gjysmë operacione shpëtimi në det”, tha zëdhënësi, Laurence Bondard.

Anija “Ocean Viking” vazhdon të jetë në ujërat bregdetare të Siçilisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303