Përkeqësohet situata, Bashkia Shkodër i bën kërkesën urgjente qeverisë: Shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs-1.jpg

Bashkia e Shkodrës me anë të një njoftimi i ka bërë kërkesë qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonën Ana Malit, Dajçit dhe Shkodrës.

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë. Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkodrës.

Reshjet intensive të shiut të rëna përgjatë dy javëve të fundit kanë përmbytur mijëra hektarë tokë në zonën e Shkodrës. Emergjencat Civile dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë duke u shkuar në ndihmë banorëve për t’i furnizuar me ushqime.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303