27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

‘Perla e zezë’ në Sarandë, jahti më i madh në Botë

spot_img

Bregdeti i Sarandës vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara dhe të frekuentuara për turistët e huaj.

Së fundmi, bregdeti i Sarandës ngelet atraktiv për turistët. Qyteti bregdetar është vizituar nga një ndër jahtet të cilësuara si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë, “Black Pearl” (Perla e Zezë).

Jahti 106 m i gjatë dhe me flamur islandez ka ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant.

Jahti më i madh në botë

Mjeti i lundrimit, është prodhuar në vitin 2016 për biznesmenin rus Oleg Burlakov dhe për herë të parë doli në det në Roterdam të Holandës.

Shifra e përllogaritur për ndërtimin e këtij mjeti kap vlerën e 200 milionë dollarëve.

Projekti është dizajnuar nga dyshja ‘Alfa Nero’ dhe ‘Seven Seas’, ndërsa jahti ka 6 kabina.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat