fbpx

Përleshja me policinë, reagojnë studentët, rrëfejnë lëvizjen e tyre të radhës

Screenshot_4-1.jpg

Gjatë ditës së sotme u përplasën disa studentë nga “Lëvizja për Universitetin” me policinë në lulishten e Qytetit Studenti.

Përleshja erdhi pasi studentët theksojnë se policia nuk i ka lënë që të protestojnë.

“Aty patëm konfrontime me Policinë të cilët na dhunuan, madje disa edhe janë plagosur dhe për këtë do të ketë dhe një padi penale. Ne ndërmorëm një akt që e kemi bërë shpesh, dhe dhuna policore tregon frikën që qeveria ka për një riorganizim më të madh se ai i vitit të shkuar. Nuk ishte aspak normale sjellja e Policisë në një shtet demokratik ku studentët tregojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre.

Ne nuk kishim marrë leje askund, sepse askund nuk parashikohet që ne të marrim leje për të thënë fjalën tonë të lirë. Policia gjen metoda të ndryshme për të zbutur pakënaqësinë e studentëve për situatën në të cilën ndodhet universiteti. ‘Lëvizja për Universitetin’ ka nisur diskutimet në çdo Fakultet, dhe patjetër rezistenca studentore duhet të vazhdojë deri në rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Ne e dimë shumë mirë se të gjithë të bashkuar jo vetëm ligjin, por gjithë sistemin arsimor mund ta përmirësojmë”, thanë studentet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303