Përleshja te ‘Astiri’/ Deklarata bombë: “PD kërkon dëshmorë për pushtet”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar në lidhje me përleshjen dhe dhunën te ‘Astiri’.

Ai është referuar deklaratës së ish-deputetes Pampuri, e cila tha se ka një banor të vdekur nga dhuna  e ushtruar prej policisë.

Koço dënon me forcë deklaratën e ish-deputetes, ndërsa shton se situatën tek zona e Astirit PD po e përdor për të fituar kredo politike. Sipas numrit dy të Ministrisë së Mbrojtjes, PD kërkon dëshmorë për pushtet dhe kurrsesi nuk i interesojnë banorët e asaj zone.

“Ish-deputetja, duke shpallur te vdekur banorin, zbulon se pse i duhen PD-se banoret e Astirit! Kishim dëgjuar qe kërkohet mish per top. Por PD kerkoka mish te vdekur per topin e vet politik. Ka dhe hallin si te balancoje 4 viktimat e 21 Janarit. Dashuri per pushtet, jo per popull”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në rrjetet sociale.