13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Përleshja te ‘Astiri’/ Policia thirrje të fortë qytetarëve, merr masën e papritur

Policia ka bërë një njoftim të menjëhershëm ndaj qytetarëve te ‘Unaza e Re’, pas përleshjes që ndodhi pak çaste më parë.

Me anë të një njoftimi, policia ka kërkuar që të mos nxitet dhunë te ‘Astiri’ dhe thekson se rruga do të qëndrojë e bllokuar deri në momentin kur projekti të përfundojë.

Përplasja mes banorëve dhe forcave të policisë erdhi si pasojë e mbërritjes së IKMT-së për të prishur 33 objekte në zonën e ‘Astirit’.

Njoftimi:

Tiranë

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese. Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat