Përleshje fizike te sheshi “Shqiponja”

policia-aksident-naten-2.jpg

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë dy persona, të cilët janë përfshirë në përplasje fizike me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme tek sheshi “Shqiponja”. Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit me iniciale  R.H dhe P.L, ndërsa nuk jepen detaje shtesë mbi motivet e ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303