fbpx

Përleshje mes të rinjve në Tiranë, ka të plagosur, detajet e para

policia-infektiv-780x405.jpeg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Mësohet se disa të rinj janë përleshur me mjete të ftohta dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, mësohet se janë konfliktuar me sende te forta, dy vëllezër me dy persona të tjerë teksa kanë qenë duke qarkulluar me makinë.

Si pasojë janë dëmtuar me sende të forta I.S dhe E.S, binjakë 32 vjec, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen në fjalë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303