fbpx

Përlotet autorja e Për’puthen, merr mesazhin prekës nga Ana në mes të emisionit: Olsa më fal për….

olsa-kryesore.jpg

Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në emisionin “N’Kosovë show”, ku foli jo vetëm për emisionin Për’puthen, por dhe për ngjarjen e fundit që ka bërë bujë mes konkurrentëve të emisionit, Arjonit dhe Anës.

Olsa u shpreh se e ka shumë të vështirë të marrë një vendim për ta pasi kanë thyer rregullin kryesor të programit, por nga ana tjetër nuk dëshiron t’i penalizojë për një pasion që patën me njëri-tjetrin.

Gjatë emisionit, Olsa mori një videomesazh surprizë nga Ana, mesazh i cili e emocionoi.

“Përshëndetje Olsa, kur mu kërkua të bëj një videomesazh për ty pranova pa hezituar. E para sepse ti je një autore shumë e mirë dhe e dyta femër shumë e fortë. Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës për mundësinë që më dhe për t’u bërë pjesë e “Përputhen”, për të gjithë këshillat, të bërtiturat, për gjithçka që je ti sepse nëse ti nuk do të ishe kështu siç je, më beso ai program nuk do të funksiononte. Faleminderit shumë, të dua shumë dhe më fal për të gjitha herët që të kam mërzitur”, u shpreh Ana ndërsa Olsa tha se teksa dëgjonte videomesazhin iu rrëqeth mishi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303