Përlotet Flori: E vështirë të largohem prej saj…

Flori Mumajesi, një nga këngëtarët më të njohur në tregun e sotëm muzikor ka folur si rrallë herë për muzikën.

Para pak ditësh ai deklaroi se po mendonte të hiqte dorë nga muzika. Por, komentet e shumta e kanë bërë të ndryshojë mendje.

Kantautori ka publikuar një video në Instagram teksa shfaqet i përlotur dhe thotë se e ka shumë të vështirë t’i largohet asaj që i ka dedikuar jetën prej kaq shumë vitesh.Para pak ditësh me ane te një postimi ndava me ju një ndjesi, një emocion te cilin e mendoj prej kohesh dhe te jem i sinqerte me mërzit, me shqetëson. Por thashë ta ndaj me ju. Nga mesazhet, nga komentet qe me kane ardhur nga miq, dashamires, kolege, nga ju, kuptoj qe nuk jam gati akoma te largohem nga ajo. E kam shume te veshtarë t’i largohem asaj qe i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh dhe e dua shume”, shprehet Flori./real-news.tv/