fbpx

Përlotet Monika Kryemadhi: Më kanë kërcënuar vajzën

1-17-1.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pranishme në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se jeta në politikë ka pasoja të rënda në jetën private, duke deklaruar se ajo vetë dhe vajza e saj e vogël Era është kërcënuar nga grupe kriminale.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës.

Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.

Më tej ajo shprehet se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.

“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.

Teksa ishte në mbyllje të kësaj bisede, ajo nuk ka mundur të vazhdoj më dhe ka shpërthyer në lot.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303