Përmbyset traktori, vdes në vend punëtori

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat se ka ndodhur pak minuta më parë në  Urë Vajgurore, ku një traktor është përmbysur në një gurore.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit një person ka mbetur i vdekur.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë që po punohet për hetimin e dhe zbardhjen e ngjarjes.