Përmbytet anija, 26 të vdekur

Të paktën 26 persona kanë vdekur pasi një anije peshkimi u fundos në brigjet e Hondurasit.

47 persona u shpëtuan nga një anija e cila u fundos në bregun e Karaibeve

Në anije ishin 70 ton peshq, pasi qeveria kishte hequr ndalimin për peshkim.

Akoma nuk dihet arsyeja e fundosjes së anijes.

Jose Meza, zëdhënës i  forcave të armatosura, ka thënë se trupat dhe të mbijetuarit do të dërgohen në qytetin e afërt Puerto Lempira./real-news.tv/