fbpx

Përmbytet barka me emigrantë, 58 të vdekur

Të paktën 58 njerëz kanë vdekur pasi një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u mbyt në Oqeanin Atlantik në brigjet e Mauritanisë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se 83 persona mbijetuan pasi notuan në breg pas fundosjes së barkës të mërkurën.

Të mbijetuarit thanë për IOM se më shumë se 150 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndodheshin në anijen që u nis nga Gambia në 27 nëntor.

Barka nuk kishte mjaftueshëm karburant para se të përmbytej pranë bregdetit të Mauritanisë, tha IOM.

Disa prej të mbijetuarve u dërguan në spital dhe të tjerë po ndihmohen nga autoritetet në Mauritania dhe zyrtarë që përfaqësojnë Komisionerin e Lartë të KB për Refugjatët.