Përmbytet zona e Portit dhe disa rrugë në Vlorë, reshjet e dendura vijojnë edhe sot

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në qytetin e Vlorës. Disa rrugë janë nën ujë, ndërkohë që  edhe zona tek porti i Vlorës është përmbytur për shkak të shiut që ka rënë.

Kjo ka sjellë vonesë në kalimin e pasagjerëve, pasi ambiente dhe dyqane pranë Portit janë nën ujë. Ndërkohë që reshjet e shiut kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme.

Lër një koment