Përmbytje në Jordani, humbin jetën 11 persona

Jordan.jpg

Përmbytjet në Jordani kanë vrarë të paktën njëmbëdhjetë persona dhe kanë detyruar evakuimin e rreth 4,000 turistëve nga qyteti antik i Petrës.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterët po kërkojnë pesë vetë, makina e të cilëve u zhduk në Madaba, në jug-perëndim të kryeqytetit, Amman.

Përmbytjet gjithashtu shkaktuan një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin  Aqaba

E gjitha kjo ndodh vetëm dy javë pasi 21 vetë, kryesisht fëmijë, humbën jetën nga përmbytjet në zonën e Detit të Vdekur.

Një zëdhënëse e mbrojtjes civile i tha agjencisë së lajmeve AFP të premten se një fëmijë ishte në mesin e atyre që u vranë nga përmbytjet në rajonin e Dabës, në jug të Ammanit.

Gjithashtu, rruga kryesore që lidh kryeqytetin me jugun e vendit u shkatërrua për shkak të përmbytjeve.

Turistët e evakuar u dërguan në zona të sigurta, tha zëdhënësja e qeverisë, Jumana Ghunaimat.

Ajo tha se rreshje më të mëdha priten ditën e shtunë dhe banorët në zonat e prekura u nxitën të evakuonin shtëpitë e tyre.

Javët e fundit, Jordania ka patur rreshje të mëdha shiu.

scroll to top