fbpx

Përmbytjet e shumta/ Bashkia Shkodër del me apelin e fortë: Merrni masa…

bashki.jpg

Duke marrë shkas nga moti i keq dhe përmbytjet e shumta, Bashkia e Shkodrës ka bërë apelin e fortë ndaj qytetarëve që banojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

“Nisur nga monitorimi dhe verifikimi në terren i përkeqësimit të situatës së rritjes së nivelit të ujërave në lumIn Drin, lumin Buna dhe në Liqenin e Shkodrës, Bashkia Shkodër lajmëron të gjithë banorët në zonat e rrezikuara nga përmbytjet në njësitë administrative Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë, Rrethina, Guri i Zi, Shkodër, që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen”, apelon bashkia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303