fbpx

Përmbytjet në Itali, kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

auto_vershime1416251029.jpg

Kushtet e këqija atmosferike vijojnë në Itali dhe përmbytjet e tmerrshme janë ende një rrezik shumë i madh. Kjo ka bërë që shumë rajone të kërkojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Deri më tani janë përmbytur qytete të ndryshme si Veneto, Liguria, Friuli, Venezia, Giulia, Sicili, Lazio, Sardenja, Calabria, Toscana, Lombardia,Trentino etj.

Por ajo që tremb më shumë është situata e lumenjve dhe e liqeneve, e cila është e përkeqësuar.

Niveli i Liqenit Maggiore vazhdon ende të rritet. Liqeni Orta është gjithashtu në rrezik përmbytjesh në zonën Verbano të Omegna. Sinoptikanët kanë thënë se do të ketë ende shira të rrëmbyeshëm edhe gjatë ditës së nesërme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *