Përmbytjet nga shiu, ekonomistë, gazetarë e pedagogë njëzëri: I bëjnë ato byt*ë më byt*ë…

fot.jpg

Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi që trafiku në Tiranë të bëhet i tmerrshëm, me qytetarë të acaruar dhe vonë për punë në të gjitha anët e qytetit.

Në të gjithë cepat e kryeqytetit radha e makinave shënonte qindra metra, ndëesa kjo ka shkaktuar dhe një reagim të madh në rrjetet sociale, ku shumë aktivistë shprehen se ka ardhur koha që ky represion psikologjik të marrë fund.

“Ky është represion. Psikologjik dhe fizik”, shkruan në ‘Facebook’, ekonomisti dhe aktivisti i njohur Pano Soko.

Lejet e ndërtimeve që janë dhënë pa hesap, kanë shtuar numrin e banorëve dhe kanë zvogëluar hapësirën publike, duke krijuar një ngërç në rrugët e Tiranës.

“Kanë ardhur makinat deri tek dera e pallatit”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Në një ditë si e sotmja në kryeqytet, në rast urgjence apo aksidenti, shërbimi i ambulancës e ka shumë të vështirë depërtimin mes makinave që pothuajse sa nuk fërkohen me njëra-tjetrën. Një problem serioz ky, për çdo qytetar nevojtar.

“Kemi mbetur të terur në mes të 4 rrugëve, në vend që t’u shkojmë në zyrë dhe t’i nxjerrim me shkelma, rrimë dhe mallkojmë nëpër makina”, shprehet i revoltuar, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci.

Postimi i Pano Sokos:

Në ditë me shi Tirana kalon në kolaps total. Del nga shtëpia dhe dy janë opsionet që ke për të çuar fëmijën në shkollë a kopësht dhe për të shkuar vetë në punë. Ose të marrësh makinēn, ose autobuzin. Unë jam i detyruar të përshkruaj çdo ditë rreth 2.5 km. Lë djalin në shkollë dhe shkoj vetë për në punë.

Sot me makinë mu deshën plot 1 orë e 20 min. Dola nga shtëpia në 7:40 nga Harry Fultz dhe arrita në Bllok në 9:00. Pra kam ecur me shpejtësi 2 km/orë. Sikur të isha duke ecur me këmbë dhe i ngarkuar me një thes miell.

Me autobuz do më duheshin të paktën 2 orë.

Ky është represion. Psikologjik dhe fizik.

Dhe e gjitha për makutërinë e një grupi hajdutësh që s’ngopen derisa të shohin që i kanë marrë të gjitha.

Hajdutët japin leje për pallate duke shtuar numrin e banorëve, nga krahu tjetër ngushtojnë rrugët duke bllokuar çdo gjë.

Japin leje për pallate, i bëjnë ato byt*ë më byt*ë, në vend që atë hapësirë ta shfrytëzojnë për të zgjeruar pak rrugët. Natyrisht lejet sjellin shumë lekë për xhepat e tyre…shumë shumë lekë.

Bëjnë korsi biçikletash, të ndara me ndarëse guri, por harrojnë që kur bie shi, biçikleta s’i duhet as dreqit. Dhe më fanatiku i çiklistëve, në ditë shiu do që të çojë fëmijën në shkollë, në orar. Pse i ndan me ndarëse të fortë?

Në ditë shiu, 1/3 e rrugëve rri kot, bosh, si varrezë, ndërkohë që të gjithë shtrydhen me makina e autobuza tek ato 2/3 e shkreta që mbeten. 2/3 e ca rrugëve që janë ndërtuar në një kohë kur Tirana kishte 1000 makina gjithsej. Sot ka 200.000.

Dhe të gjithë vuajnë. Jo të gjithë në fakt, vetëm ne. Ata për vete lëvizin me eskorta. Ua hap rrugën policia.

Ne vuajmë, sepse për fatin tonë të keq, ne gjithmonë ja dalim me sukses të zgjedhim në krye më të keqin. Atë që na vjedh, na dhunon dhe në fund dhe na tall. S’e di sesi ja dalim, di që ja dalim…çdo herë.

Ata s’e vrasin fare, po fare fare, mendjen sesi vuajnë njerëzit. Thjesht vjedhin dhe tallen.

Nganjëherë, kur shikoj çfarë bëjnë, më duket sikur këta janë ca sadistë që iu pëlqen të shohin njerëzit duke vuajtur. Sikur bëjnë ca veprime kastile për të mërzitur njerëzit..

Në shumë raste më krijohet kjo përshtypje.

Dhe pasoja është një popull i dhunuar psikologjikisht që jeton në një qytet paradoksesh mentale.

Postimi i Klodian Tomorrit:

Nuk kishte ardhur nahiere trafiku deri te shtepia ime. Eshte bere kaps cdo gje. Kane ardhur makinat deri tek dera e pallatit.

Tirana eshte ne gjendje emergjence. Tani duhet naj cmim i pare per menaxhimin me te mire te trafikut ne bote.

Pedagogu Ervin Goci shkruan:

Nese ata qe drejtojne institucione, nuk na sherbejne, duhen nxjerre me shkelma nga zyra…Me mijera qytetare sot, per nje shurre shi, kane humbur, shkollat, kopshtet, vendet e punes, avionet, takime pune, vizitat te mjeku, e me qindra angazhime te tjera.,nuk po flas per ambulancat e zjarrfikset qe japin sherbimet e urgjences.

Kemi mbetur te terur ne mes te 4 rrugeve, ne vend qe t’u shkojme ne zyre dhe t’i nxjerrim me shkelma, rrime dhe mallkojme neper makina. Nuk eshte dhune te kerkosh te jetosh, lere ç’thote BE-ja, se e thote vetem per ne te ngratet..kur do behemi citizen? Myslym Shyri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303