Përndiqte ish të fejuarën, pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi ka përndjekur ish të fejuarën e tij për një kohë të gjatë. Mësohet se shqiptari 44-vjeçar kishte dhunuar disa herë ish të fejuarën e tij, ku kjo e fundit vendosi ta denoncojë.

Nga të dhënat e publikuara nga Prokuroria mësohet se i arrestuari kishte telefonuar vajzën mbi 2 mijë herë brenda 5 muajve ish të fejuarën, ku përveç telefonatave, i kishte dërguan edhe mesazhe kërcënuese.

Në mesazhe shkruhej: ‘Do të vras, do të bëj copash’. Arrestimi i 44-vjeçarit u bë në Peruxhia të Italisë./real-news.tv