fbpx

Përplasen 2 makina kokë më kokë, dërgohet në spital një person, detajet…

Një aksident është shënuar pak më parë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një person është plagosur dhe po mjekohet në spitalin e Librazhdit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende por dyshohet se ka ndikuar edhe moti me shi.