Përplasen 2 makina, plagosen 4 shqiptarë

Dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ mbrëmë, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në rrugën Martano-Otranto, ku nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të lënduar 4 shqiptarë. Shqiptarët janë 4 djem të moshës 20 vjeç, ndërsa e lënduara tjetër është një grua.

Sipas informacioneve nga autoritetet italiane, dy makina kanë dalë nga rruga dhe kanë goditur një mur prej guri. Të 5 personat janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por policia italiane po punon për zbardhjen e saj. Të gjithë të plagosurit ndodhet jashtë rrezikut për jetën./real-news.tv

Lër një koment