Përplasen 3 automjete, plagosen nënë e bijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, pikërisht në autostradën Elbasan-Tiranë.

Bëhet me dije se 3 makina janë përplasur me njëri tjetrin, ku 3 persona kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se dy të plagosurat janë nënë e bijë, të cilat së bashku me të aksidentuarin tjetër, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Policia menjëherë mbërriti në vendndodhje, ku po  punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga dyshimet e para, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e tejkaluar e njërit prej automjeteve. /real-news.tv