Përplasen dy automjete në Fier, një i plagosur

752c11beb22b2d3ae9e91c5686cc2da4_L.jpg

Dy automjete janë përplasur ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit në Levan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë, ku një automjet i tipit ‘Suzuki’ është përplasur më një ‘Benz’.

Nga burimet, bëhet me dije se drejtuesi i ‘Benzit’ ka mbetur i lënduar dhe si pasojë është dërguar menjëherë për në spital.

Ai i është nënshtruar një operacioni, ndërkohë policia po heton ngjarjen.

Mësohet se shkak i këtij aksidentit mendohet të jetë shpejtësia./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303