Përplasen dy automjete në Korçë, dy persona me urgjencë drejt spitalit

lajm-i-fundit.jpg

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pazarit, ndërsa raportohet se janë përplasur dy automjete.

Dy persona janë transportuar drejt spitalit, 1 shofer dhe një pasagjer, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303