Përplasen dy automjete në Tiranë-Durrës, mes tyre një Benz luksoz

Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës. Sipas informacioneve që vijnë në redaksinë tonë mësohet se një mjet tip Volkswagen ka goditur nga mbrapa një automjet tip Mercedes Benz, e për pasojë të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht mësohet se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i distancës së mjetit tip Volkswagen.

Lër një koment