fbpx

Përplasen dy urbanët në Tiranë, detajet e para

embed.png

Një ngjarje e fri.shme ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se dy autobusa janë përplasur pranë komisariatit numër 4.

Urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër. Urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e për pasojë ka goditur autobusin e Kombinatit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shihet që nga përplasja urbani ka hipur në bordurën ndarëse të rrugës.

Qytetari shprehet për JOQ, se pas aksidentit të gjithë pasagjerët kanë zbritur dhe janë detyruar të marrin një urban tjetër.

Nuk është hera e parë që mjetet e transportit publik përfshihen në të tilla aksidente.

Qytetari tregon: “Aksident te komisariati numer 4, autobusi mbrapa nuk kishte frena dhe ja futi ketij. E hipi autobusin ne bordure. I la njerzit ne kembe. Flm”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303