fbpx

Përplasen fizikisht 4 persona në Tiranë, një prej tyre qëllon me armë

9e2181a7-ccca-49fc-a73d-15a0f9c2b57e.jpg

Të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e së hënës pranë zonës së “21 Dhjetorit.” Bëhet fjalë për një konflikt fizik mes 4 personave. Më pas një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër  është larguar.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa personi që ka qëlluar nuk është identifikuar ende.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303