fbpx

Përplaset helikopteri me një avion, pesë të vdekur

105345925_capture.jpg

Një aksident ajror ka ndodhur në një zonë turistike në Itali. Sipas mediave vendase një helikopter u përplas me një aeroplan turistik në zonën e akullt të malit “Rutor”, rreth 2500 metra mbi nivelin e detit në Valle d’Aosta.

Përplasja është njoftuar nga organi kombëtar i shpëtimit malor, sipas të cilit disa helikopterë të urgjencës janë ngritur nga bazat e Ivreas, Torinos dhe Borgo Sesias së bashku me një ekip të specializuar mjekësor për të shkuar në vendin e aksidentit.

Sipas raportimeve nga përplasja kanë mbetur të vdekur pesë persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, të gjithë turistë të huaj.

Dy helikopterë me mjek dhe ekipet e shpëtimit në bord u dërguan në vendngjarje.

Ekipet e shpëtimit u pajisën me mjete metalike. Të plagosurit janë duke u dërguar në spital.

Deri më tani nuk është e qartë se si ndodhi përplasja ose kush ishte në bordin e avionit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303