Një luftanije norvegjeze është përplasur me një anije cisternë.
Norvegjia ka evakuar të gjithë ekuipazhin e një prej luftanijeve të saj pasi u përplas në një grykë të ngushtë me një anije cisternë.
Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur lehtë në përplasjen në Hjeltefjord, pranë Bergenit në orët e para të së enjtes.
Luftanija KNM Helgeelge Ingstad po kthehej nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.
Ndërsa anija cisternë, Sola TS, mbeti pak e dëmtuar dhe raportohet se nuk ka derdhur naftë në det.
Ende nuk është e qartë se si ndodhi përplasja e dy anijeve, që çoi në evakuimin e 137 njerëzve nga luftanija.