30.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Përplaset tramvaji, dhjetëra të plagosur në Lisbonë

spot_img

Të paktën 28 persona kanë mbetur të plagosur kur një tramvaj në Lisbonë doli nga binarët dhe u përmbys.

Sipas raportimeve, tramvaji doli nga binarët në një kthesë në pjesën e poshtme të një kodre të pjerrët, përpara se të përplasej me një ndërtesë.

Fillimisht tramvaji zuri dhjetra njerëz nën rrënoja dhe duke plagosur të tjerët në trotuar. Askush nuk u dëmtua rëndë.

Shumica e të lënduarve u dërguan në spital pas incidentit, por asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.

Sipas mediave, një fëmijë 6 muajsh dhe një 7 vjeçar u shpëtuan nga kalimtarët.

Tramvajet elektrike janë një formë e zakonshme e transportit në kryeqytetin portugez.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat