fbpx

Përplasi me makinë nënë e bijë, kapet 20-vjeçari

auto_aksident-3-1-780x439-735x4001502045959-780x439.jpg

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi gjatë ditës së sotme ai përplasi me makinë dy persona, konkretisht nënë e bijë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës, ku mori përpara me automjet një 32 dhe 6-vjeçare.

Ai menjëherë u largua nga vendngjarja, por policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë. 32-vjeçarja dhe vajza e saj u dërguan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Mësohet se dy të lënduarat nuk kanë pësuar lëndime serioze./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303