Një automjet në Elbasan është përplasur me një shtyllë elektrike duke lënë pa energji elektrike disa fshatra.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në minutat e fundit, ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar me makinën menjëherë nga vendngjarja.
Ndërkohë, punonjësit e OSHEE-së ndodhen në vendngjarje për të riparuar dëmin, kurse policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.