Përplasi për vdekje 60-vjeçarin me fadromë, arrestohet shoferi nga Dukati i Vlorës

Një 37-vjeçar me iniciale E.Rr banues në Dukat të Vlorës është arrestuar nga policia pasi dy ditë më parë po drejtonte mjetin skrep (fadromë) që përplasi për vdekje 60-vjeçarin Novruz Havaraj.

Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

60-vjeçari Havaraj ishte duke ecur anash rrugës në momentin që u përplas nga fadroma e një firme private që po kryente punime në këtë rrugë.