fbpx

Përplasja e 2 mjeteve rezulton fatale, humb jetën 38-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, detajet e hidhura

aksi.png

Një aksident fatal i ka marrë jetën 38-vjeçarit shqiptar Klodian Tatani në Villafranca të Astit në Itali. Tatani po udhëtonte me mjetin e tij tip “Panda” kur u përplas me një mjet tjetër, përplasje e cila rezultoi fatale për jetën e babait të 3 fëmijëve të mitur.

Siç shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente të tjera të rënda. Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme.

Klodiani lë pas gruan e tij Mejten dhe tre djemtë, Aleksin, Meidjanin e Manuelin, respektivisht 14,8 dhe 4 vjeç.

“Një punëtor i palodhur, i cili në kohën e lirë ishte duke restauruar një shtëpi historike në Sant’Elena e cila në të shkuarën i përkiste fotografit Scoffone”, shkruhet në rrjetet sociale në nder të viktimës.

Sipas asaj që mësohet në mediat italiane, familja e shqiptarit ishte e respektuar në komunitetin ku jetonte. Po ashtu, në mbështetje të tyre është ngritur një fond për t’u ardhur në ndihmë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303