Përplasja e fugonit me të burgosur, arrestohet shoferi, zbulohet arsyeja

Policia e Tepelenës ka vënë sot në pranga shoferin, i cili drejtonte fugonin e burgjeve, që u përplas dje me një automjet.

Mësohet se shtetasi H.H, ka rënë në prangat e bluve, ndërkohë drejtuesi i makinës ‘Benz’, shtetasi S.Sh është nën hetim.

Kujtojmë që mjetet janë aksidentuar në afërsi të fshatit Qesarat të Gjirokastrës dhe ka mbetur i plagosur një polic.

Sakaq, brenda fugonit ishin tre të burgosur dhe policë shoqërues.