fbpx

Përplasja e Metës me policët/ Vangjel Dule: Nuk është ogur i mirë, Rama po e ndjen që po i rrëshqet pushteti nga duart

vn-gvmn-768x372.jpg

Kandidati për depuetë i Partisë Demokratike, Vangjel Dule, ka komentuar sulmit tek zyrat e FRD-së ditën e sotme, ku dhe Presidenti Meta pati përplasje me policët bashkiakë.

I ftuar në emsionin ‘Zonë e Lirë’, Dule tha se ky nuk është ogur i mirë pasi sipas tij Kryeministri Rama po e ndjen se po i rrëshqet nga duart pushteti.

“Nuk është ogur i mirë dhe kjo ndodh për një arsye madhore. Timonieri i madh, Z. Rama, po e ndjen dita-ditës t’i rrëshqasi dhe do t’i shmanget debatit publik. Përmes nëmëkëmbësit të tij, gjeti momentin të largojë nga zyrat e veta një forcë politike që është në zgjedhje. Ato ambiente janë atje të rrethuara nga Policia e Shtetit. Në Durrës ka një listë kandidatësh me individë të inkriminuar, përpiqet që kamera të fokusohet vetëm tek kandidatet femra”, tha Vangjel Dule.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303