fbpx

Përplasja e naftëtarëve me efektivët, PD: E turpshme! Të zgjidhet problemi i tyre pa vonesa

unnamed-3.jpg

Partia Demokratike ka reguar pas përplasjes së policisë me naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit protestuan para MIE-së.

Në reagimin e saj, PD-ja shkruan se naftëtarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë dhe të kërkojnë pagat e prapambetura.

Ndër të tjera në reagimin e saj, PD shprehet se qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia. Kjo është e turpshme!

Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303