21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Përplasja e rëndë në zyrat e FRD, Policia bën sot lëvizjen e ‘bujshme’

spot_img

Një ditë pas përplasjes fizike mes Kreut të Shtetit em efektivët e Policisë Bashkiake në godinën e FRD, Policia ka nisur hetimet për Agim Hoxhajn dhe Afrim Sufajn të cilët kanë kundërshtuar policinë.

Afrim Sufa është pjesë e FRD prej disa vitesh, kurse Agim Hoxha është aktualisht shef i komisariatit numër 4. Të dy kanë hyrë në zyrat e FRD pas Metës dhe pas përplasjes janë kallëzuar nga policia bashkiake.

Dje  Meta është duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat