fbpx

Përplasja fatale që u mori jetën 5 të rinjve, dalin detajet e reja, publikohet foto e viktimave

aksident-1.png

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga aksidenti fatal që u mori jetën 5 të rinjve në Itali.

Hetuesit kanë zbuluar dinamikën e përplasjes mes një autobusi dhe makinës në të cilën ndodheshin djemtë, Dennis Guerra, 19 vjeç, Imad El Harram dhe Imad Natiq, 20 vjeç, Salah Natiq, 22 vjeç dhe Irene Sal, 17 vjeç. Bëhet me dije se asnjë prej të rinjve nuk kishte leje drejtimi.

Mësohet se makina që drejtohej nga Salah Natiq, ishte e një shoku të tij, i cili po i ndiqte me një makinë tjetër.

Sipas asaj që shkruan Giornale di Brescia,  kontrollet se kush ishte shoferi janë ende në vazhdim.

“Ende nuk na kanë thënë se kush po voziste, por djali im nuk kishte patentë, as kushëriri e as shoku i tij”, ka konfirmuar babai i Salah Natiqit.

Makina me të cilën ata udhëtonin përfundoi e shkatërruar plotësisht pas përplasjes me një autobus.

aks aks 1 aks 2 aks 3
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303