fbpx

Përplasja me PD/ A ka Shqipëria teste për covid-19?! Reagon Instituti i Shëndetit Publik

Partia Demokratike, përmes ish- deputetit, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë lidhur me numrin e tamponëve që bëhen në vend për gjurmimin e covid-19. Spahia thotë se dhe sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk i kurseu videot e propagandës, ndërsa shtoi se tamponët janë me racion.

Pas akuzave të PD ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Publik njofton se aktualisht ka rreth 90 mijë teste në dispozicion. ISHP akuzoi Partinë Demokratike se po bën politikë me denoncimet për mungesë kapacitetesh.

Instituti vijon të furnizohet pa ndërprerje dhe stafi punon 24 orë për të nxjerrë përgjigjet në kohë, thuhet në deklaratën  publike ku ISHP.

Akuzat e Partisë Demokratike Institucioni i Shëndetit në varësi direkte nga Ministria, i quan cenim të punës së ekipit të shëndetësisë.