Përplasja me policët dhe procedimi i tyre, rrëfehen ish-deputetët e PD

6 ish-deputetë të PD u proceduar nga policia menjëherë pas protestës së 16 shkurtit, kunjë video qarkulloi ku shihej një përplasje e dhunshme mes tyre dhe policisë.

Ndërkohë, sot ish-deputetët kanë dalë në një konferencë për media, ku kanë folur në lidhje me ngjarjen.

Alibeaj është shprehur se përplasja ka ndodhur pasi nëndrejtori i policisë ka çuar dorën edhe tek arma.

“Është përdorur dhunë dhe janë shoqëruar mbi 50 qytetarë dhe menjëherë pas protestës ne morëm të dhënat se  sa shumë prej  pjesëmarrësve iu nënshkruan dhunës. Një grup deputetësh shkuan te drejtoria e Tiranës sipas detyrimeve që kanë për të marrë informacion. Të penguar nga funksionarët e policisë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion dhe pse jo për të ndaluar edhe valën e terrorit të shoqërimeve dhe arrestimeve të bëra me 16 shkurt. Ne shkuam të gjithë se bashku në zyrën e drejtorit të Policisë. Për çudinë tonë dhe jo vetëm tonë Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin te im penjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit. Ne zyrat e shtetit u vumë përballe agresionit te disa funksionareve te larte te policisë te dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marre telefonin me te cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për te nxjerre armen.”, nënvizoi ai.