Naftëtarët e Ballshit teksa kanë dalë sot në protestë për të kërkuar pagat e prapambetura, janë përplasur me Policinë. Mësohet se 7 naftëtarë në Ballsh kanë përfunduar në spital.
Gjendja e tyre shëndetësore u rëndua edhe si pasojë e kushteve atmosferike për shkak të temperaturave të larta si dhe dyndjeve të protestuesve.
“Sapo të mbarojmë serumin. U ndjemë keq nga spraj i hedhur në fytyre sepse isha shumë afër. Forcat e policisë u shtuan dhe përplasja ishte e herëpashershme.”- shprehen naftëtarët.
Forcat e policisë spërkatën me spraj naftëtarët dhe njëri prej tyre madje u ndje keq dhe ka përfunduar i rrëzuar në tokë.

