Përplasja me policinë, dhunohen fëmijët në Bregun e Lumit

Ka nisur përplasja mes banorëve të Bregut të Lumit dhe policisë që në orët e para të mëngjesit ditën e sotme.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka denoncuar një rast dhune ndaj një fëmije të mitur si pasojë e tensionit gjatë ditës së sotme.

‘Mercenarët dhunojnë fëmijët. Shteti është kthyer në pushtues.  Policia dhunë ndaj fëmijëve në Bregun e Lumit. E papranueshme.  Agim Hoxha zbaton urdhrat e krimit në pushtet. Edvin do mbash përgjegjësi deri në një si një kriminel dhe bandit që je’, shkruan Balliu.

Ndërkohë, Balliu ka publikuar edhe disa foto, ku shihen shenja në krahët e një të mituri./real-news.tv