fbpx

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Ralf Gjoni: Nuk e di se çfarë problemi ka me mua

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai.